Skandal në gjimnazin e Laçit, dy ditë më parë u plagos me armë një i mitur, institucionet heshtin! Aktivistët për Report Tv: S’është hera e parë, të miturit konsumojnë edhe drogë në shkollë

15 Shkurt 2023, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2023-02-15 16:36:00

Duke u prononcuar për Report Tv me gazetarin Elvis Hila, Leti zbardh detaje të ndodhive jashtë normales në gjimnazin At Shtejfen Gjevoci, të cilat janë kthyer në zakon. Ajo shprehet se të miturit konsumojnë lëndë narkotike brenda gjimnazit por atë që e cilëson si skandal është fakti se adoleshentët mbajnë armë për lojë! Të miturit tregojnë forcën me njëri-tjetrin nëpërmjet armëve të zjarrit.