Skandali i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit: Asnjë transparencë mbi lejet dhe shkeljet e zbuluara! Vetëm 178 inspektime të plazheve në të gjithë vendin

3 Gusht 2022, 15:22

Në kërkim të përgjegjësisë institucionale për tragjedinë e Himarës skandali thellohet kur vetë institucionet kërkojnë të lajnë duart dhe hedhin në ping pong fajin. Agjencia Kombëtare e Bregdetit në një reagim të kërkuar zyrtarisht nga Report Tv fakton e zeza mbi të bardhë inekzistencën e saj me vetëm 178 inspektime dhe se e ka dorëzuar misionin e saj për sigurinë në plazhe.