Skandali me 2 mjekët italianë te 'Trita'/ Ping-pongu institucional u lë terren mjekëve të huaj në hetim të punojnë në privat në Shqipëri

5 Mars, 18:11 | Përditesimi: 5 Mars, 18:11

Pas denoncimeve nga Report Tv, Prokuroria e Tiranës sekuestroi dokumentet e praktikës mjekësore në spitalin privat 'Trita Hospital' lidhur me 2 mjekë italianë të punësuar aty, të cilët po hetohen edhe në Itali për vdekjen e 2 pacientëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale, njëra në Romë e tjetra në Tiranë. Urdhri i Mjekut, që lëshon licencat, thotë se s'mund të veprojë për sa kohë drejtësia s'ka vendim të formës së prerë. Ministria e Shëndetësisë sqaron se bën inspektime për raste specifike kur ka denoncime

    I.M/Shqiptarja.com