Skandali në bashkinë e Kukësit, Alma K kërkon ndryshim mase, avokatja: Mund të nxjerrim të dhëna të reja shumë shpejt

31 Gusht 2023, 10:59

Avokatja e Alma K, 40-vjeçarja e cila ishte në videon intime të Safet Gjicit ka folur sot për mediat. Alma K ka kërkuar sot ndryshim mase, ndërsa seanca është shtyrë për një datë tjetër në mënyrë që Prokuroria të depozitojë të gjitha hetimet që janë kryer deri tani. Avokatja në fakt thotë se nuk ka asnjë qëndrim ndryshe nga klientja e saj megjithatë u shpreh se do të ketë të dhëna të reja në të ardhmen.