Skandali në Peqin, burg si hotel me 5 yje! Bosët u lejuan të rindërtojnë dhe mobilojnë dhomat! Banjo të privatizuara e palestra personale

20 Dhjetor 2023, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2023-12-20 16:00:18

Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.  Me një letër të dërguar më 30 nëntor, 15 ditë para vrasjes drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj njoftoi drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija mbi situatën skandaloze brenda asaj godine.