Skandali në qendrën e personave me aftësi të kufizuara ku shërbehen ushqime të skaduara! Drejtoresha kyç derën, heshtin bashkia dhe ministria

5 Prill 2023, 15:45

30 invalidë në Vlorë ushqehen me produkte të skaduara dhe flenë në dhomat me lagështi. Report TV publikoi raportin e KLSH-së por përballë këtij skandali institucionet heshtin! Bashkia e Vlorës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Ministria e Shëndetësisë nuk i janë përgjigjur kerkesave për informacion, ndërsa drejtoresha Elida Grabova mban të kyçur derën e qendrës.