Skandali në Shkodër/ Teatri përdoret për anti-fushatë, Rama ironi me Ademin, aktori i njohur: Turp! Mjaft e përdhunuat

26 Qershor 2019, 20:00 | Përditesimi i fundit: 2019-06-26 21:33:57

Shkodra ka qenë kryeqendra e aksionit opozitar ditëve të fundit. Pak ditë më parë iu vu flaka një shkollee cila shërbente si KZAZ nga punonjës të bashkisë, militantë të PD-së me në krye Bardh Spahinë, që u la në arrest shtëpie pas arrestimit. Gjithashtu, vetë kryebashkiakja Voltana Ademi organizoi një protestë ku pati përplasje të qytetarëve me policinë, me qëllim pengimin e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama. Por sikur kjo të mos mjaftonte, Bashkia e Shkodrës ka përdorur teatrin e Migjenit, për të bërë anti-fushatë.

Teksa nga njëra anë protestojnë kundër përdorimit të ambienteve shtetërore për zgjedhjet, janë ata vetë që përdorin një godinë me vlerë shumë madhe kulturore, për antifushatë. Në hyrje të teatrit është vendosur në banderolë ku shkruhet 'Në Shkodër të gjithë bashkë, stop krimit', ndërsa shoqërohet me foton e personazheve që kanë dalë në përgjime e gazetës gjermane 'Bild'. Në teatrin 'Migjeni' janë përcaktuar katër qendra votimi në datë 30 Qershor, të cilat do të jenë të mbyllura nga bashkia, ndërsa nga nesër deri në 2 korrik do të ketë protesta dhe tubime.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarje kësaj përmes një postimi në rrjetet sociale duke ironizuar kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. "O moj Shkodër mori Shkodër, kuj ja paske pasë kyt farë borxhit, sa me e mbajtë tash katër vjet Molotanën mbi kry" shkruan ai. Ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet edhe nga artistët. Bruno Shllaku e cilëson si epidemi atë që po ndodh, ndërsa shprehet se përdhunimi që i është bërë nga autoritetet lokale teatrit 'Migjeni' do të marrë fund në 1 korrik me largimin e Voltana Ademit.

"Këto lloj fletë rrufesh që flasin në emër të gjithë qytetit, nuk e di ku është gjithë bashka?! Pas kishave dhe xhamive është teatri 'Migjeni' në qarkun tonë, edhe më takon mua të protestoj fuqishëm bashkë me këtë rini, që teatri të mos keqpërdorohet dhe përdhunohet kështu. Mjaft! Ka vite që përdhunohet prej njerëzve të paaftë, aksidentalë dhe drejtoresha e teatrit, që më vjen turp të them drejtoreshë.

Është turp i madh. Kjo nuk duhet të ndodhë, kanë shtëpia, bahçe dhe prona boll, ti varin atje në gozhdë dhe të kënaqen. Kjo është fjala ime që kam katër vite që flas për teatrin 'Migjeni'. Ja se ku e cuan teatrin dhe kjo epidemi po merr fund. Në datën 1 korrik këto njerëz janë të gjithë të zbythur dhe do të kenë turp që të trokasin edhe me biletë për të hyrë në këtë tempull të shenjtë" tha artisti i mirënjohur Bruno Shllaku.

    No videos found.