Skandali/ Safet Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Kukësi drejt zgjedhjeve të reja! Kodi Zgjedhor: Jo më larg se 45 ditë nga shkarkimi i tij

17 Qershor 2023, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2023-06-17 13:04:14

Brenda 45 ditëve në bashkinë e Kukësit duhet të bëhen zgjedhje të pjesshme pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryetarit Safet Gjici. Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet e reja  mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, që në këtë rast u  bë në 16 qershor.