Skandali seksual, Gjici lihet në burg: Rashë në kurth, s'e kam shkelur ligjin! Alma: Doja tenderin për qentë! Kamera e fshehtë u instalua në gotën e kartonit

26 Qershor 2023, 18:28

 Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga pas video-skandalit, ku filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Po ashtu, GJKKO ka konfirmuar masën ‘arrest shtëpie’ edhe për 40-vjeçaren Alma K., e cila ka kryer marrëdhënie me Gjicin dhe ishte ajo që filmoi aktin.