Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin

13 Nëntor, 18:12

Heqja e kompensimit të TVSH-së për prodhuesit bujqësor ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë këtë të mërkurë teksa diskutohej për buxhetin e bujqësisë për vitin e ardhshëm. Deputeti i PS-së Erion Braçe thotë se vetëm si rezultat i mungesës së subvencionimit të TVSH-së për fermerët nga 20% që duhet të jetë është 0%, Informaliteti është shtuar.

“Ajo që është gabim këtu e 6 vite me radhë, është që këtë skemën e TVSH-së e trajtoni si rimbursim i fermerit. Nuk kërkojmë që skema të funksionojë si rimbursim për fermerët ky është dallimi me vitin 2018. Kam kërkuar në mënyrë të qartë njehsim të skemës së TVSH-së. Blihet ulliri në Greqi me 20% TVSH, përpunohet e shitet po me 20%. Blihet sot ulli brenda vendit blihet pa faturë fare, zero, se po funksionojë ai që grumbullon del me humbje, ndaj s’ka më faturë fare, ndaj nuk blen brenda vendit. E njëjta gjë është edhe me grurin që vjen nga Rusia me 20%, ky brenda vendit blihet me 0% ose pa faturë fare”, tha Braçe.

Për rishikimin e skemës ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se është pro, por këtë duhet ta bëjë ministra e Financave.