Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa

27 Mars, 17:34

Sot u hapën aplikimet për fermerët që të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Bujqësisë dhe Blegtorisë. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 19 prill dhe fermerët mund të marrin naftën pa taksa ose financimin në bazë të tufave të bagëtive. Në ditën e parë fermerët e Lushnjës janë dyndur për të aplikuar pranë drejtorisë rajonale.