Skema për mbështetjen e fermerëve 52 mln €! Ministri Salla: TVSH 10% formalizon sektorin

12 Nëntor, 18:48 | Përditesimi: 12 Nëntor, 18:48

Mbështetja e fermerëve përmes skemës kombëtare në vitin 2026 do të arrijë në vlerën 52 milionë euro, si për bujqësinë dhe blegtorinë. Ministri i Bujqësisë ka sqaruar edhe skemën e TVSH-së se si do të funksionojë, ku për çdo faturë për produktet që shesin fermerët do të marrin 10% kompensim.

r.k./Shqiptarja.com