Skema: Si Saliu vodhi votat në PD/ Zaçe Islami përplaset me Nallbanin: Kufomë komuniste

26 Maj, 19:27 | Përditesimi: 26 Maj, 22:51

 

Debati për procesin e votimit në Partinë Demokratike u shoqërua me përplasje të ashpra në studio mes avokatit Zaçe Islami dhe ish-kandidatit për kreun e PD, Bujar Nallbani. Në fokus të diskutimit ishte skema e denoncuar për manipulimin e votave në PD dhe akuzat se procesi i rikonfirmimit të Sali Berishës në krye të partisë nuk përfaqëson vullnetin real të demokratëve. Zaçe Islami u përplas me tone të forta me Nallbanin, duke përdorur edhe etiketime të ashpra politike, ndërsa debati nxori në pah ndarjet e thella brenda opozitës.

I.M/Shqiptarja.com