Skema si shpërndahej droga në Tiranë/ 'Call Centeri' në Laprakë merrte porosinë 24 orë, shpërndahej me taksi! Mes të arrestuarve 3 taksistë

3 Maj, 11:14 | Përditesimi i fundit: 2024-05-03 14:50:00

Detaje të reja nga operacioni "Tempulli 3", i finalizuar një ditë më parë nga Antidroga e Tiranës. Shqiptarja.com dhe Report Tv zbardhin skemën si funksiononte, nga momenti kur merrej porosia në një banesë në Laprakë e cila funksiononte si Call Center deri tek dorëzimi i dozave me taksi në destinacion.