Skenarët politik të Vjeshtës- Pjesa e parë

20 Korrik 2019, 11:33

TIRANË- Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi telashe të reja për presidentin Ilir Meta. Ngjela tha në studion e Report Tv me gazetarin Denis Minga se Meta do rigjykohet sërish për gjyqin e përgjimeve me Dritan Prifti, rregull të cilin e parashikon reforma e re në drejtësi. Ai deklaroi se kjo reformë do çojë para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë pasur probleme me ligjin.

"Meta ka qenë i akuzuar ka bërë gjyq për korrupsion. E ka fituar por ligji i ri nuk e pranon. Të gjithë politikanët do rigjykohen sërish. Meta do rigjykohet për videon Meta-Prifti. Ajo drejtohet nga të huaj. Të gjithë do shkojnë sërish para ligjit. Kur shkel ligjin duhet të matesh mirë. Ai ka qenë në gjyq në momentet kur nuk ka funksionuar ligji", tha Ngjela.