S'kishte ndodhur më parë, gruaja vjedh lulen në një lokal në Lezhë, e shkul me rrënjë dhe e fsheh poshtë bluzes! Kamerat filmojnë gjithë skenën

18 Prill 2022, 14:46

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Lezhë. Një grua është filmuar nga kamerat teksa vjedh një lule.

Ajo është parë teksa e shkul lulen me rrënjë nga vazoja dhe për ta fshehur e vendos poshtë bluzës, pa marrë parasysh se mund ta dëmtojë.