Skrapar, turistët aventurierë kthejnë shpresën në fshatin e shpopulluar, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

17 Shkurt, 16:21

Një mijë metra mbi nivelin e detit, rrëzë Malit të Tomorit, shtrihet Gjerbësi, dikur njësi e rëndësishme administrative me 14 fshatra dhe afro 1500 banorë sot i përgjysmuar për shkak të emigrimit masiv.

Në shkollë kanë mbetur 20 nxënës në klasa të bashkuara. Gjerbësi është pjese e bashkisë Çorovodë dhe gjendet në kufi me fshatrat e Korçës dhe të Gramshit.  Banorët këtu jetojnë me bujqësi e blegtori. Tokat punohen si një shekull më parë me kalë dhe parmende.

Rruga është e paasfaltuar dhe në dimër bllokohet nga bora, tregon mësuesi Avdyl Zeneli i cili udhëton nga Berati për të mësuar fëmijët e Gjerbësit.