Skrapar- Vrau në mënyrë makabre fqinjin për tokën/Mbrojtja kërkon që të shtrohet në spital psikiatrik, Gjykata e lë në burg!

13 Maj 2020, 17:39

Gjykata e Beratit ka vendosur masën "Arret me burg" për 36-vjeçarin Hamza Çela, i cili masakroi dhe vrau me thikë komshiun dhe të afërmin e tij 77-vjeç Ramadan Çela. Pas vrasjes makabre të komshiut dhe të afërmit të tij Raman Çela në fshatin Jaupas të rrethit të Skraparit mbrëmjen e së henës për çështje pronësie, autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është përballur sot me "togat e zeza" të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për t'u njohur me masën e sigurisë.