SKRAPAR-Një 77-vjeçar është vrarë me thikë nga komshiu pasditen e sotme në Berat. Viktima është Ramadan Çela. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Jaupas. Sipas policisë autori i vrasjes është Hamza Çeka 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37-vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia njofton se marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar rrethuan zonën dhe falë reagimit të menjëhershëm dhe informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan autorin. Në cilësinë e provës materiale grupi hetimor ka sekuestruar thikën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Vrasja e 77-vjeçarit, nipi rrëfen ngjarjen makabër: E kishte masakruar trupin e xhaxhait

Vrasja makabre e ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Jaupas të Skraparit, ka shokuara familjarët dhe të gjithë banorët e fshatit. Nipi i viktimës tha për Report Tv se ai ishte ndarë vetëm pa orë më parë nga xhaxhai i tij para se të merrte vesh lajmin tronditës. Nipi pohon se ka parë trupin e  xhaxhait të tij të masakruar me thikë, ndërsa me lot në sy tregon momentet më të tmerrshme të jetës së tij.

"Unë isha në Jaupas, hëngra dreke atje dhe i thash xhaxhait hajde me mua në Polican. Xhaxhai më tha hajde më merr nesër se do të vadiste perimet. Kur mbërrij në shtëpi më erdhi një telefonatë nga fshati dhe më thanë të nisesha urgjent lart . Kur mbërrijë çfarë të shihja , shikoj xhaxhanë e vrarë. Autori i kishte prerë fytin, damarët e duarve dhe këmbëve , por më makabër ishte ngulja e thikës në zemër dhe ja kishte nxjerr jashtë ", tha nipi