Sllovaki/Gjykata shpall të pafajshëm oligarkun e akuzuar për vrasjen e gazetarit investigativ

3 Shtator 2020, 18:19

Është shpallur i pafajshëm oligarku Marian Kocner, i akuzuar si urdhërues për vrasjen e gazetarit Jan Kuciak ndërkohë që një i pandehur tjetër u shpall fajtor. Sipas Gjykatës nuk kishte prova të mjaftyueshme për të dënuar biznesmenin për vrasjen që tronditi vendin dhe rrëzoi qeverinë.

Marian Kocner ishte dyshuar si porositës i vrasjes së Kuciak, gazetarit investigativ i cili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në 21 Shkurt 2018, së bashku me të fejuarën Martina Kusnirova.