Sllovaki, nis gjyqi për vrasjen e gazetarit Ján Kuciak dhe Martina Kusnírová, oligarku porositës i vrasjes

Sllovaki, nis gjyqi për vrasjen e gazetarit Ján Kuciak dhe Martina Kusnírová, oligarku porositës i vrasjes

Nga sot, ‘Moment i së vërtetës’ në Sllovaki për të ardhmen e lirisë së mediave dhe luftën kundër korrupsionit, oligarkët, lidhjet midis politikanëve sovranë dhe krimit të organizuar. Nis gjyqi për vrasësit e dyshuar të gazetarit të ri investigativ Ján Kuciak dhe partneres së tij Martina Kusnirovà .

Jan dhe Martina u masakruan me mitralozë dhe armë automatike në 21 shkurt të vitit 2018, jashtë shtëpisë së tyre në Vel'ka Maca.

Oligarku Marian Kocner dhe tre vrasësit e tjerë të dyshuar, ish-përkthyesja e tij Alena Zsuzsova, Tomas Szábo dhe Miroslav Marcek, rrezikojnë një dënim midis 25 vjet burg dhe burgim të përjetshëm. Por të këshilluar nga avokatët e tyre ata insistojnë të mos bashkëpunojnë me drejtësinë dhe kanë hedhur poshtë çdo marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Gjyqi i të katër personave u hap në një sallë të veçantë gjyqi në qytetin e Pezinov, jo larg kryeqytetit Bratislava. Dhjetra agjentë specialë, me kapuç, me uniforma të zeza dhe me armë të preçizionit të lartë, ‘Skoda’ kanë ushtruar kontrolle përreth gjykatës dhe shoqëruan të pandehurit dhe avokatët.

I pandehuri kryesor, oligarku Marian Kocner, i cili gjithashtu është hetuar edhe për mashtrim tatimor dhe krime të tjera të rënda, u paraqit me mospërfillje duke akuzuar trupin gjykues dhe duke e paraqitur veten si viktimë.

Pesha politike e vrasjes së Kuciak dhe Kusnirovà është analoge me atë të tragjedisë së gazetarit hetues Daphne Caruana Galicia. Ashtu si Daphne, Jan dhe Martina hetuan çështjet e paligjshme të Kucner, lidhjet e tij të paqarta me policinë dhe botën e nëndheshme të krimit. Ata shkruanin gjithçka për ‘Aktuality.sk’, gazeta e guximshme në internet e drejtuar asokohe si sot nga Péter Bardy, në ballë të luftës në Europë për vlerat e demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit.

Në fund të vitit 2017, Jan kishte njoftuar publikimin në internet të të gjitha gjyqeve të rënda kundër Marian Kocner, i cili atë kohë ishte shumë i afërt me kryeministrin e atëhershëm-sovranist-Sovjetik Robert Fico.

Kocner - thonë 93 faqet e aktakuzës - vendosi të heqë qafe gazetarin e pakëndshëm dhe urdhëroi vrasësit e tij. Shoqëria civile sllovake reagoi atë kohë me një valë protestash paqësore që detyruan Fico të jepte dorëheqjen.

Që nga ajo kohë Robert Pellegrini ka qenë Kryeministri i Sllovakisë, i së njëjtës parti (Smer), të ish kryeministrit Robert Fico.  

Rezultati i procesit që sapo ka filluar do të peshojë të ardhmen e sundimit të ligjit dhe formulave të qeverisjes në Sllovaki. Vëzhguesit konsiderojnë se ka shumë pak të ngjarë që Smer, partia e Fico, në të ardhmen mund të gjejnë partnerë koalicioni, duke pasur parasysh rolin e rëndë që kjo parti ka në vrasje. Si në Maltë, në fakt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja