Snajper, pushkë e pistoletë, në kërkim 43-vjeçari që kishte arsenal armësh në shtëpi! Policia e Shkodrës: Do ia shiste personave që kryejnë krime

25 Prill 2023, 11:59

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi kishte arsenal armësh në shtëpi. Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, ai e kishte arsenalin e armëve gati për shitje. Shtetasit që do t’i blinin këto armë, do t’i përdornin për të kryer krime ndaj personit e pronës.