S'ndalen pasojat e nëndeklarimit! Mbi 55% e punonjësve nuk arrijnë pagën mesatare! Shtohen ata me rroga minimale

17 Qershor, 15:17

 

Kostot e jetesës janë rritur për shkak të inflacionit, punonjësit mungojnë si rezultat i emigrimit, por përsëri rrogat mbeten të njëjtat. Sipas të dhënave në tremujorin e parë të vitit është shtuar numri i punëtorëve që kanë rroga minimale. Sipas INSTAT, mbi 55% punonjës në vend nuk e arrijnë rrogën mesatare.