Softa: S’parandalohen aksidentet me polic pas ferrave apo makinë inteligjente të fshehur, shoferët duhet të jenë në dijeni që po vëzhgohen

12 Korrik 2022, 13:29

TIRANË- Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa thotë se shoferët duhet të paralajmërohen që janë në vënzghim nga makina inteligjente  apo nga radarët. Kjo sipas tij është baza e transaprencës që shtetit ndaj shoferëve, duke thënë se vendosja e policëve pas ferrave, siç ndodh rëndom apo makina inteligjente që nuk janë të identifikueshme, nuk ka rol parandalues, por thjesht ndëshkimin e shoferëve për të mbledhur gjoba.