Sondazhi i 6-të i Piepolit, PS thellon avantazhin në Tiranë, lufton për 18-20 mandate! PD dhe LSI në të njëjtat kuota

7 Prill 2021, 22:59 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 23:06:00

Tirana është qarku me më shumë mandate në vend dhe lufta zgjedhore është e përqendruar në kryeqytet. Megjithatë duket se shumë pikëpyetje janë të zgjidhura. Sipas sondazhit të sotëm të Piepolit për Report Tv, PS vijon të thellojë  shumicën në Tiranë. Më shumë 49-53% e votuesve të Qarkut Tiranë shprehen se do të votonin socialistët nëse zgjedhjet bëhen sot. Kjo do të përkthehej në 18 deri në 20 mandate, pra më shume se gjysma.

PD dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 31 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit janë në te njëjtat kuota. PD dhe Aleanca për Ndryshim vijon me  një përqindje 36-40 përqind me 12-14 mandate. Ndërkohë që LSI është 4-8 përqind e votave me 1-3 mandate. Surprizë është Nisma Thurje e cila nëse do të votohej sot do të ishte në garë deri në 2 mandate në Tiranë.