Sondazhi i dytë për zgjedhjet 2019 - Pjesa e tretë

Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research publikoi mbrëmjen e së mërkurës sondazhin e dytë (shiko këtu sondazhin e parë) para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Qytetarët u janë përgjigjur disa pyetjeve, mes të cilave si do të votonin nëse sot do të zhvilloheshin zgjedhjet e parakohshme politike, si e gjykojnë ofertën e kryeministrit për opozitën, strategjinë e PD-së dhe LSI-së për protestat, por edhe për bashkitë kryesore në vend. Nëse sot do të  bëheshin zgjedhje të parakohshme politike sikur kërkon opozita, Partia Socialiste do të fitonte me 50-54%, madje duke pasur një rritje me 1% nga sondazhi i një muaji më parë, teksa në zgjedhjet e 2017 mori 48.3% të votave. PD-ja do të merrte 32-36% duke u rritur me 3% në krahasim me një muaj më parë. LSI-ja ka rënie me 2%, nga 9-11% muajin e parë në 7-9% sot. PDIU-ja do të merrte 2-4% dhe PR-ja 0-2%.

Nëse zgjedhjet për pushtetin vendor do të zhvilloheshin sot, PS kryeson në 10 nga 12 bashkitë kryesore, ndërsa PD-ja vetëm në dy Shkodër dhe Dibër. Në Tiranë Partia Socialiste konfirmohet bindshëm. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor, ndërsa kërkojnë më parë një qeveri kalimtare për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme pa Ramën kryeministër. Por nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, cfarë do të bëjnë shqiptarët? 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime.

Programe të tjera

Shiko të gjitha