Sondazhi i Piepolit për analizën e fluksit elektoral/ LSI braktiset nga gjysma e votuesve të 2017

20 Prill 2021, 23:19

TIRANË- Pas sondazhit të fundit për shpërndarjen e mandateve në të 12 qarqet dhe në nivel kombëtar, ku PS rezultoi me 69-73 mandate, PD-AN me 56-58 mandate dhe LSI me 8-10 mandate, Instituti prestigjioz italian Piepoli vjen sonte me një tjetër risi në emisionin Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga. Për herë te parë në një sondazh të kryer në Shqipëri Instituti Piepoli sjell analizën e fluksit elektoral. Si rezultat i sondazhit, ajo që vihet re është se partia që ka humbur më shumë votues krahasuar me zgjedhjet e 2017 është LSI-ja, për t'u ndjekur nga PDIU dhe më pas PD-PS.

Edhe në mbrëmjen e sotme i ftuari special është Livio Gigliuto, zv.Presidenti i institutit Piepoli, i cili komenton bashkë me analistët e pranishëm në studio të dhënat e fluksit elektoral, që përbën një risi për sa i përket sondazheve të kryera deri tani në Shqipëri. Kjo falë bashkëpunimit mes këtij instituti prestigjioz me një përvojë 60 vjeçare në Itali dhe Report Tv. Edhe më parë falë këtij bashkëpunimi Instituti Piepoli arriti të parashikonte saktë rezultatin e zgjedhjeve në 2013 dhe 2017 në Shqipëri.