Sondazhi i tretë i GPF për Report TV / Pjesa e tretë

16 Maj 2019, 09:42

Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, solli rezultatet e sondazhit e tretë mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. 

Rezultatet u prezantuan në emisionin "Repolitix" në Report Tv të gazetarit Denis Minga, ku i ftuar special ishte Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research. Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri. 

Mbi 6 mijë persona janë intervistuar, ndërkohë që 1204 prej të intervistuarve kanë dhënë përgjigje të plota për të gjitha pyetjet e sondazhit.