Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës!

19 Shkurt 2021, 00:27

TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, publikuan këtë të enjte të dhënat e sondazhit të tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Nëse shqiptarët do t'i drejtoheshin kutive të votimit sot, do t'i jepnin mandatin e tretë PS-së, duke vlerësuar si pikat e forta të kësaj qeverie rindërtimin dhe menaxhimin e situatës së COVID, por shprehin kritika sa i përket përballimit të krizës ekonomike prej pandemisë.

Më konkretisht, përkthyer në gjuhën e shifrave, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në. Ndërkohë që PD-ja vijon të ketë një rritje, krahasuar me 2 sondazhet e kaluara të Piepolit, duke marrë 33-37% të votave, ndërsa LSI mbetet në të njëjtat shifra në sondazhe. Megjithatë, në krahasim me rezultatin real të zgjedhjeve të 2017, PD dhe PS kanë rritje, ndërsa partia e Kryemadhit ka një rënie drastike të elektoratit të saj.

( Kliko këtu ) Sondazhi i plotë