Sondazhi në Report Tv mbi zgjedhjet/ Veliaj: Ditë, natë, verë apo dimër, Rama fiton kurdo, shqiptarët s'e duan përçarjen

8 Prill 2020, 22:41

Në sondazhin e publikuar mbrëmë në Report Tv, qytetarët e anketuar u shprehën se nëse do të zhvilloheshin sot zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%. Por si e komenton kryebashkiaku i Tiranës sondazhin? Erion Veliaj thotë se kurdo që të bëhen zgjedhjet, Partia Socialiste do të fitojë gjithmonë, pasi qytetarët kanë kuptuar se kush janë ata që i bashkojnë dhe ata që i përçajnë.