TIRANE-Shumica e qytetarëve shqiptarë mbështesin masat e marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit, ndërsa janë skeptikë mbi mbështetjen ekonomike. Report Tv publikoi mbrëmjen e së martës sondazhin e zhvilluar në Itali dhe në Shqipëri nën kujdesin e Roberto Baldassarit, autor sondazhesh për mediat më të rëndësishme që në vendin tonë paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017. Në sondazhin e zhvilluar në Shqipëri, 86% e qytetarëve janë shprehur se situata nga koronavirusi është alarmuese. Por 78% e personave që janë anketuar kanë vlerësuar reagimin e menjëhershëm të kryeministrit Rama dhe masave të forta që mori. 75% e tyre u shprehën se masat e qeverisë kundër koronavirusit ishin të drejta dhe domosdoshme.

Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare. Por cfarë mendojnë qytetarët? 63% e të anketuarve janë shprehur se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme. Por në krahasim me sjelljen e opozitës, që vlerësohet vetëm 37% e përgjegjshme, Presidenti vlerësohet 48% se po sillet në mënyrë të përgjegjshme. Koronavirusi ka ndryshuar edhe gjykimin e shqiptarëve për politikanët nisur nga sjellja e tyre në këtë situatë emergjence. 51% e qytetarëve janë shprehur se duke parë sjelljen mbi koronavirusin, gjykimi i tyre mbi kryeministrin Edi Rama është përmirësuar, për Lulzim Bashën 51% nuk e kanë ndryshuar mendimin pas virusit, ndërsa 36% janë shprehur se mendimi i tyre për liderin demokrat është përkeqësuar. Vetëm te 3% e qytetarëve u përmirësua gjykimi për Kryemadhin.

E ndërsa nuk ka dyshime lidhur me lajmin e mirë mbi vendimin për hapjen e negociatave, nëse do të bëheshin nesër zgjedhjet e reja parlamentare, PS-ja do të merrte e vetme 51-55% të votave duke u rritur ndjeshëm nga 2017 kur mori 48.3%. Rritje ka edhe PD-ja, nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit.

Por sondazhi i Roberto Baldassarit për Report Tv nuk është zhvilluar vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. Qytetarët e vendit fqinj janë pyetur lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve të qeverisë shqiptare në Itali në luftën kundër koronavirusit. Rezultatet e sondazhit përkthehen në një ndryshim imazhi për Shqipërinë pas gjestit të kryeministrit Edi Rama. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, ndërsa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:27
Sondazhi i shoqërisë italiane 'MG Research' në Report TV nëpërmjet fotove
Ora 23:18
Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër/ PS do merrte 51% e vetme, rritet edhe PD, rënie e fortë e LSI (Sondazhi)

Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partia Socialiste e vetme do të merrte 51-55% të votave, PD-ja 32-36%, LSI 2-4% dhe partitë e tjera 9-11%. Krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku mori 48.3%, PS-ja ka një rritje të konsiderueshme duke kapërcyer në 51-55%. Rritje ka edhe PD-ja, e cila nga 28.9% që mori në 2017, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrte 32-36%. LSI-ja, aleatja kryesore e PD-së shkon pikiatë, pasi nga 14.3% që mori në zgjedhjet e 2017, aktualisht gëzon vetëm 2-4% të elektoratit. Përsa i përket partive të tjera, që në 2017 kishin mbështetjen e 8.8% të popullit, nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër do të merrin 9-11%. Kujtojmë që Roberto Baldassari paralajmëroi me parashikimet e tij rezultatet e zgjedhjeve të 2013, 2015 dhe 2017

1586294708_16Zgjedhjetparlamentareperkedovotonit.jpg

Ora 23:17
Kush e ka meritën për hapjen e negociatave me BE-në? Ja si janë përgjigjur shqiptarët (Sondazhi)

1586294287_15vendimiibemeritaekujt.jpg
Por kujt ja atribuojnë shqiptarët meritën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Në sondazhin e zhvilluar nga Roberto Baldassari për Report Tv, 49% ja atribuojnë punës së qeverisë, 26% punës së të gjithëve përfshirë edhe Presidentin Meta, 17% punës së të dyve shumicë-opozitë, ndërsa vetëm 8% punës së opozitës.

Ora 23:13
Çfarë mendojnë shqiptarët për hapjen e negociatave? (Sondazhi)

1586294189_14vendimiiBE.jpg
Pak javë më parë Shqipërisë iu hapën negociatat me BE-në. Por si e gjykojnë shqiptarët vendimin për hapjen e negociatave? 88% janë pro duke e cilësuar si vendim mjaft të mirë, 12% janë indiferentë, ndërsa asnjë nuk është kundër.

Ora 23:10
Sjellja mbi situatën emergjente përkeqësoi mendimin e shqiptarëve për Berishën (Sondazhi)

1586293844_13SaliBerisha.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Sali Berishës? 59% e qytetarëve janë shprehur se gjykimi për ish-kryeministrin nuk ka ndryshuar, 35% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi i tyre për ish-drejtuesin e PD-së duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 6% është përmirësuar gjykimi.

Ora 23:08
Vetëm te 3% e qytetarëve u përmirësua gjykimi për Kryemadhin në raport me sjelljen mbi emergjencën

1586293757_13MonikaKryemadhi.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e saj në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi? 63% janë shprehur se gjykimi për Kryemadhin nuk ka ndryshuar, 33% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për drejtuesen e LSI-së duke parë sjelljen e saj, ndërsa vetëm te 3% është përmirësuar gjykimi.

Ora 23:07
Sondazhi për Report Tv/ 33% e shqiptarëve: Sjellja mbi situatën më ka përkeqësuar gjykimin për Metën

1586293652_13ilirmeta.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Presidentit Ilir Meta? 59% janë shprehur se gjykimi për Ilir Metën nuk ka ndryshuar, 33% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për Presidentin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 8% është përmirësuar gjykimi.

Ora 22:58
51% e shqiptarëve s'e ndryshojnë mendimin për Bashën pas virusit, 36%: Na është përkeqësuar

Lulzim Basha.jpg" style="height:461px; width:820px" />
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt kreut të PD-së Lulzim Basha? 51% janë shprehur se gjykimi për liderin demokrat nuk ka ndryshuar, 36% janë shprehur se është përkeqësuar mendimi për kryedemokratin duke parë sjelljen e tij, ndërsa vetëm te 13% është përmirësuar gjykimi. Kemi një ulje në nivel 23% për Lulzim Bashën tha autori i sondazhit Roberto Baldassari.

Ora 22:56
51% e shqiptarëve: Duke parë sjelljen mbi koronavirusin, gjykimi im për Ramën u përmirësua (Sondazhi)

1586293051_13EdiRama.jpg
Duke gjykuar mbi sjelljen e tij në përballimin e emergjencës së koronavirusit, shqiptarët janë pyetur si po ndryshon gjykimi i tyre politik kundrejt Edi Ramës? 51% janë shprehur se gjykimi për kryeministrin është përmirësuar, 38% janë përgjigjur se nuk ka ndryshuar, ndërsa 11% kanë qenë se është përkeqësuar për kreun e qeverisë. 6 nga 10 shqiptarë të pyetur e kanë ndryshuar mendimin për kryeministrin Edi Rama.

Ora 22:52
Sondazhi mbi koronavirusin/ 52% e shqiptarëve: Meta s'po sillet në mënyrë të përgjegjshme! 48% pro


Shqiptarët janë pyetur edhe për sjelljen e Presidentit Ilir Meta në këtë periudhë emergjence nga koronavirusi. 52% e personave që janë anketuar janë shprehur se kreu i shtetit nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa 48% e kanë vlerësuar si të përgjegjshme. Në krahasim me sjelljen e opozitës, që vlerësohet 37% e përgjegjshme, Presidenti vlerësohet 48% se po sillet në mënyrë të përgjegjshme.  

Ora 22:43
Sondazhi për Report Tv/ 63% e shqiptarëve: Opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme

1586292230_11tabelasjelljaeopozites.jpg
Koronavirusi nuk arriti që të bashkonte politikën shqiptare, pasi akuzat nga opozita kanë qenë të shumta kundër qeverisë. Por si e gjykojnë shqiptarët sjelljen e opozitës gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi? 63% e shqiptarëve mendojnë se opozita nuk po sillet në mënyrë të përgjegjshme, ndërsa vetëm 37% e tyre e vlerësojnë si të përgjegjshme.  

Ora 22:20
Puna në të zezë dhe diferencimi i mbështetjes! Pse një kategori i vlerësojnë masat diskriminuese? (Sondazhi)

1586290879_10Btabelamasatekonomike.jpg
Në sondazh 13% e personave që i kanë cilësuar masat si diskriminuese dhe selektive janë pyetur mbi arsyen. 42% e kësaj kategori janë shprehur se nuk ndihmojnë mjaftueshëm të varfrit dhe pensionistët, 24% janë shprehur se injorojnë punëtorët në të zezë, 21% kanë thënë sepse shumë sektorë qëndrojnë të pambrojtur, 8% sepse injorojnë të punësuarit në biznesin e madh dhe 5% sepse ndihmojnë vetëm punëtorët në biznesin e vogël.

Ora 22:15
Shqiptarët skeptikë mbi masat ekonomike, 13% e qytetarëve: Janë diskriminuese e selektive

1586290757_10tabelamasatekonomike.jpg
37% e shqiptarëve i kanë vlerësuar si të mjaftueshme masat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi. 29% janë shprehur se janë masa komplet të pamjaftueshme, 21% i kanë vlerësuar të drejta, ndërsa 13% diskriminuese dhe selektive.

Ora 22:13
Kyçja brenda, pensionistët e fundjava! Me cilën masë shqiptarët s'janë dakord? (Sondazhi)

1586290443_9tabelapsesjenidakordmemasat.jpg
Qytetarët shqiptarë janë pyetur se me cilën nga masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit nuk janë dakord. 75% i kanë aprovuar të gjitha masat, 8% nuk janë dakord me limitimin e të drejtës për të dalë nga shtëpia, 7% kundër ndalimit të automjeteve të pa autorizuara, 4% kundër ndalimit absolut të pensionistëve për të dalë nga shtëpia, 2% kundër mbylljes së kufijve, 1% kundër mbylljes totale në fundjavë dhe 3% nuk janë përgjigjur. Shqiptarët janë plotësisht dakord me mbylljen e shkollave dhe bareve e restoranteve.  

Ora 22:06
75% e shqiptarëve: Masat e qeverisë kundër koronavirusit të drejta dhe domosdoshme! (Sondazhi)

1586290087_8tabelamasatshtrenguese.jpg
75% e shqiptarëve i gjykojnë të drejta dhe të domosdoshme masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës për të frenuar përhapjen e epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi në Shqipëri. 11% i cilësojnë si shtrënguese, 8% tepër shtrënguese dhe 7% pak shtrënguese.

Ora 21:56
Masat kundër koronavirusit! 78% e shqiptarëve: Rama reagoi me shpejtësi në momentin e duhur (Sondazhi)

1586289641_7tabelasikareaguarqeveria.jpg
Përballë situatës së shkaktuar nga koronavirusi, qytetarët shqiptarë janë pyetur si ka reaguar qeveria e Edi Ramës kundër përhapjes së epidemisë. 78% e shqiptarëve janë shprehur se qeveria ka reaguar mirë, në momentin e duhur dhe me shpejtësi. Ndërkohë që 22% e qytetarëve të pyetur janë shprehur se qeveria ka reaguar keq, me vonesë dhe shumë ngadalë.

Ora 21:55
Sondazhi mbi koronavirusin në Shqipëri/ 86% e qytetarëve: Situata shumë alarmuese!

1586289407_6tabelasituatameshqiperi.jpg
50% e qytetarëve shqiptarë e cilësojnë si mjaftueshëm alarmuese situatën e provokuar nga koronavirusi në Shqipëri, 36% e vlerësojnë shumë alarmuese (në total 86%). Ka edhe nga ata qytetarë që janë shprehur se situata është pak alarmuese, që janë 13%, ndërsa për 1% nuk është aspak alarmuese (14% në total).  

Ora 21:54
Sondazhi në Shqipëri/ 95% e qytetarëve vlerësojnë vendimin e Ramës për dërgimin e mjekëve në Itali


75% e shqiptarëve e vlerësojnë totalisht të favorshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali. 20% e vlerësojnë si të favorshëm, vetëm 3% janë kundër, totalisht kundër nuk është shprehur asnjë qytetar shqiptar, ndërsa 2% janë indiferentë.

Ora 21:42
Autori italian i sondazhit për Report Tv: Ja pse italianët e pëlqejnë Ramën

Roberto Baldassari, autor i sondazhit për Report Tv në Itali dhe në Shqipëri referuar vlerësimit të italianëve për kryeministrin Edi Rama gjatë prezantimit të shifrave bëri edhe një batutë. "Nëse nuk e doni ju na e jepni ne kryeministrin Edi Rama. Rama bashkon dy shpirtra, të lartë kulturor dhe praktik. Në Itali kemi të vështirë t'i gjejmë këto te një lider në Itali. Kultura dhe komunikimi i butë, që kishte Prodi dhe italianët e vlerësonin, por janë të tërhequr nga liderët e fortë si Salvini. Rama përfaqëson bashkimin e këtyre dy elementëve. Nga kultura është personi intelektual, por ka edhe një lidership të fortë, që vendos" tha ai.

Ora 21:21
Sjellja në raport me Italinë/ 62.8% e italianëve vendosin Ramën në krye të liderëve të preferuar

1586287807_4tabelaperlideretboteroredheitalianeperweb.jpeg
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vlerësohet nga populli italian në vendin e parë nga liderët botërorë të preferuar pas ndihmës që i dha vendit fqinj përmes dërgimit të mjekëve dhe infermierëve për të luftuar koronavirusin. Në sondazhin e bërë në Itali për Report Tv, se cilët liderë politikë vlerësojnë më shumë, qytetarët e vendit fqinj, pas kryeministrit të tyre Conte, ndër liderët botërorë, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas vjen Vladimir Putin me 52.8%, Presidenti francez Macron me 41.6. Shumë poshtë në renditje është Donald Trump apo Merkel. Italianët janë shumë të pakënaqur me Brukselin dhe vendet e unionit. Në sondazh italianët janë pyetur lidhur edhe me politikën e brendshme, ku kryeson kryeministri Conte, të cilin qytetarët e vlerësojnë me 67.3% për menaxhimin e situatës nga koronavirusi, Salvini i LEGA-s renditet i katërti, ministri i Jashtëm Di Maio i shtati, ndërsa Berlusconi i 11-ti.1586288973_4tabelalideretboterore.jpg

Ora 21:18
Sondazhi për Report Tv/ 62.8% e italianëve: E vlerësojmë shumë ndihmën e Ramës me mjekët


Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv si e vlerësojnë vendimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndihmën e ofruar Italisë me 30 mjekët dhe infermierët. 38.3% e qytetarëve italianë janë shprehur se e vlerësojnë shumë gjestin e kryeministrit shqiptar, 24.5% si të mjaftueshëm (në total 62.8%). Ndërsa 29.7% e kanë vlerësuar pak dhe 7.5% aspak (në total 37.2%).

Ora 21:15
Gjesti me mjekët ndryshoi imazhin, 95.6% e italianëve: Mendimi për shqiptarët është përmirësuar

1586286951_2tabela2mendimipershqiptaret.jpg
Qytetarët italianë janë pyetur në sondazhin për Report Tv nëse ka ndryshuar mendimi i tyre për shqiptarët pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit. 95.6% e qytetarëve italianë janë shprehur se mendimi për shqiptarët pas këtij gjesti është përmirësuar, 3.3% theksuan se vijon që të jetë njëlloj, ndërsa 1.1% thanë se është përkeqësuar.

Ora 21:10
Sondazhi për Report Tv/ 93.3% e italianëve: Po, e dimë që Shqipëria solli mjekët


Në datë 29 mars kryeministri Edi Rama dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar vendin fqinj në përballimin e luftës kundër koronavirusit. Për herë të parë Report Tv dhe shoqëria italiane "MG Research" kryen një sondazh kombëtar në Itali duke pyetur qytetarët e vendit fqinj nëse janë informuar mbi këtë fakt. 93.3% e italianëve që janë pyetur janë shprehur po, 'jam në dijeni', ndërsa 6.7% e tyre kanë thënë se nuk janë dijeni. Nga 10 qytetarë të pyetur, 9 prej tyre ishin në dijeni të gjestit të bërë nga Shqipëria.