Mesazhet e politikës për Vitin e Ri 2026! Begaj: Më shumë besim te njëri-tjetri! Veliaj e Meta urojnë nga qelia! SHBA: Forcojmë partneritetin

31 Dhjetor 2025, 13:46 | Përditesimi: 1 Janar, 15:33

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kanë përcjellë mesazhe urimi për shqiptarët në vigjilje të vitit  2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të ardhmen e vendit.

Në urimin e tij, presidenti Begaj u shpreh se ndërrimi i viteve është një moment reflektimi dhe shprese, duke nënvizuar se puna e ndershme, përkushtimi dhe investimi te brezi i ri janë themeli i Shqipërisë evropiane. Ai vlerësoi përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe bëri thirrje për dialog, unitet dhe forcim të besimit tek institucionet.

E.H/Shqiptarja.com