Sonte në orën 21:00 në Report TV rikthehet sondazhi i Piepolit për 14 majin! Në fokus Vlora, Himara, Korça dhe Dibra

26 Prill 2023, 08:21

Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e radhës, me fokus 4 bashki të tjera. Cilat janë shqetësimet dhe prioritetet e qytetarëve në bashkinë e Vlorës, bashkinë e Himarës, Bashkinë e Korçës dhe në Bashkinë e Dibrës. Gara për kryetarin e Bashkisë dhe kush është sot kandidati më i preferuar i qytetarëve në Vlorë, Himarë , Korçë dhe Dibër? Rezultatet e sondazhit të katërt të institutit Piepoli të mërkurën ora 21 në emisionin Repolitix.