Sonte në Repolitix të dhënat e sondazhit politik për muajin Tetor

11 Tetor 2023, 10:06

Sonte në Repolitix të dhënat e sondazhit politik për muajin Tetor në bashkëpunim me sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja. Temat më të nxehta të muajit që nga rendi dhe siguria publike, cilësia e shërbimit shëndetësor privat apo dhe qëndrimi ndaj ngjarjeve në veriun e Kosovës. Cili është vlerësimi sot për qeverinë dhe për opozitën? Kush është politikani më i pëlqyer në vend ? Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot cila parti do të fitonte? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në Repolitix ora 21:00 me të dhënat e sondazhit për muajin tetor.