Sot 7 marsi, mësuesja Aida Banja për Report Tv: Të punosh me fëmijët është mrekulli! Janë të gjithë ëngjëj, të falin dashuri

7 Mars 2023, 10:29

Mësuesja Aida Banja, e cila edukon nxënësit në arsimin fillor në shkollën ‘Fan Noli’ foli për kamerën e Report Tv duke e cilësuar si mrekulli punën me fëmijët.

“Të punosh me fëmijët është një mrekulli, janë të gjithë ëngjëj, të falin shumë dashuri. Mëngjesi nis me puthjet e përqafimet  epara, më pas vijon me kontrollin e detyrave, por ka bukurinë e saj, fëmijët vijnë me dëshirë. Sot kanë marrë dhuratë të bukur nga mësuesja, një libër.

Eksperienca bëri punën e saj dhe 30 vite nuk janë pak. Sot do të festojmë me koleget”, tha Aida Banja për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakim