Sot Champions League, luajnë 3 italiane! Juventus dhe Milan ‘nuk u lejohet’ të gabojnë

14 Shtator 2022, 12:15

Të shumta janë ndeshjet dhe emocionet edhe mbrëmjen e sotme. Faza e grupeve të Champions League vazhdon. Tre skuadra italiane luajnë sot. Napoli shkon për të vizituar Rangers, me shpresën për t'i dhënë vazhdimësi suksesit të pastër 4-1 me të cilin asgjësoi Liverpool-in. Është e ndaluar të gabojnë Milan dhe Juventus, të angazhuar përkatësisht ndaj Dinamo Zagrebit dhe Benfikës.