Sot Dita Botërore e Mjedisit/ Itali-Britani, konferenca të përbashkëta për Klimën, mesazhi i ambasadorëve Bucci dhe Norman: Të veprojmë tani! Flet edhe përfaqësuesja e OKB

5 Qershor 2021, 21:22 | Përditesimi: 5 Qershor 2021, 21:22

Bota është në një emergjencë klimatike dhe ndryshimet klimatike përbëjnë rrezikun më të madh me të cilin përballemi të gjithë. Konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26), nën organizimin e Mbretërisë së Bashkuar në partneritet me Italinë në nëntor të këtij viti në Glasgow, do të mbledhë mbi 30,000 krerë shtetesh, ekspertë të klimës dhe aktivistë në një forum për të arritur një marrëveshje kritike për trajtimin e ndryshimeve klimatike.