Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Rama homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Të pranishëm Nikolla e Veliaj

5 Maj, 13:20

Politika, veteranët dhe të afërmit e Dëshmorëve kanë nderuar të rënët e luftës nacional çlirimtare edhe këtë 5 maj. Kryeministri Rama, kryeparlamentarja Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj vendosën kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve. Më herët homazhe kreu edhe Ilir Meta që nuk la pas mesazhet politike duke thënë se Partia e Lirisë duhet t’i dalë zot vendit.