Sot dita e dytë e turit ballkanik, Rama mbërrin në Bosnjë-Hercegovinë, takohet me Kryetaren e Këshillit të Ministrave

7 Korrik 2023, 11:48 | Përditesimi i fundit: 2023-07-07 14:31:56

Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bosnjë-Hercegovinë, nga ku është takuar me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Pas vizitës në Sarajevë, Rama do të ndalet Malin e Zi. Kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

    No videos found.