Sot e Diela e Larit, dita kur Jezusi hyri në Jeruzalem! Nis sot Java e Shenjtë e Pashkëve Katolike

2 Prill 2023, 16:09

Në kalendarin katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Me të nis Java e Madhe, por Kreshmët përfundojnë vetëm me kremtimin e orës së nëntë të së Enjtes së Madhe, ku nis Triditshi i Shenjtë i Pashkëve.