Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Në sheshin 'Nënë Tereza' vendoset instalacioni 'Këpucët e kuqe'

8 Mars 2023, 16:53

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada. Në këtë ditë në sheshin ‘Nënë Tereza’ mëngjesin e sotëm, është vënë instilacioni i këpucëve të kuqe, një mesazh ky i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave e për të gjitha jetët e humbura