Sot fajin e kërkon tek partia...por ja mbrojtja që i bënte Bushati Pjetrit dhe Doshit

30 Gusht 2019, 11:01

TIRANE-Deputeti socialist Ditmir Bushati mbrëmjen e djeshme shkaktoi debat të fortë në mbledhjen eKryesisë socialiste, pasi kërkoi që rasti i Valdrin Pjetrit të mos mbyllet vetëm me përgjegjësi individuale, por të mbajë edhe PS-ja duke kërkuar falje. Por cfarë mendonte Ditmir Bushati për Valdrin Pjetrin kur Kryesia e PS-së vendosi emrat për 61 kandidatët për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit? Shqiptarja.com mëson se gjatë mbledhjes së Kryesisë socialiste, Bushati si koordinator i qarkut të Shkodrës ka folur mjaft mirë për Pjetrin kur është pyetur nga kryeministri Edi Rama. Në momentin që Edi Rama i kërkoi opinion Bushatit për kandidaturat e qarkut që mbulonte, ai për Valdrin Pjetrin u shpreh "Edhe nëse me origjinë është nga Malësia e Madhe, familja e tij ka ardhur në Shkodër në vitet '60. Është shkodran i vërtetë dhe një super kandidat, djalë punëtor" tha ish-ministri i Jashtëm.  

Ditmir Bushati edhe në prezantimin e Pjetrit para qytetarëve shkodranë foli me konsideratë të lartë dhe vlerësim maksimal për ish-prefektin që kandidoi për kryebashkiak dhe fitoi, por që më pas u dorëhoq. “Është kjo arsyeja përse ne prezantojmë një djalë të Shkodrës, një djalë të shkolluar të Shkodrës, një djalë i cili edhe kur ka qenë me studime në Itali, edhe kur ka ushtruar detyra të rëndësishme në administrimin publik nuk e ka humbur asnjëherë lidhjen me Shkodrën. Ai është Valdrin Pjetri. Ne jemi të bindur që me Valdrin Pjetrin, shërbëtorin numër 1 të këtij qyteti, ne do të kemi mundësinë të hapim një kapitull të ri për Shkodrën që duam, për Shkodrën e Shekullit 21… Ndaj sot dua t’u kërkoj që me brohoritje të mbështesim Valdrinin” shprehej Bushati në datë 20 Qershor, një nga fjalimet e tij për Valdrin Pjetrin në kuadër të zgjedhjeve lokale.

    No videos found.