Përplasja e fortë/ Bushati flet për ‘çunat problematikë’ në PS! Rama: U solle si shef, jo si lider, ja pse të shkarkova

TIRANE - Mbledhja e mbrëmshme e Kryesisë së Partisë Socialiste është karakterizuar nga debate të ashpra dhe momente tensioni. Kryefjala e mbledhjes ishte situata e krijuar në Shkodër, ndërsa protagonist i debateve ishte ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i shkarkuar disa javë më parë nga kryeministri Rama si drejtues politik i Qarkut të Shkodrës. Sipas burimeve të Shqiptarja.com, gjatë mbledhjes, Ditmir Bushati ka folur për rikthimin e personave me të kaluar të dyshimtë në PS. Bushati ka përmendur sintagmën “çunat problematikë’, duke ironizuar dhe referuar kështu Damian Gjiknurin, i cili sipas përgjimeve të publikuara nga Bild, flet për një grup çunash problematikë, të cilët i kishte zhvendosur në Dibër në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

Gjithashtu, Bushati i është referuar rolit të Tom Doshit në Shkodër dhe Valdrin Pjetrit, duke kërkuar pranimin e gabimit nga Rama për afrimin e tyre. Ndërkaq, sipas burimeve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka pohuar se Tom Doshi nuk është pjesë e Partisë Socialiste, por i një force tjetër politike dhe se nuk ‘kërcënon’ vendin e Bushatit. Rama është shprehur se ‘Tom Doshi është një realitet në Shkodër. Nuk është pjesë e PS, por i një force tjetër politike. Është aleat. Edhe nëse nuk të pëlqen Doshi, ai është një realitet, ka votat e tij. Tom Doshi nuk kërcënon vendin tuaj në parti”.

Sipas burimeve, Rama i ka bërë më dije Bushatit edhe arsyet e zëvendësimit në Shkodër si koordinator. “Ne të kemi hequr, pasi nuk je lider, por je shef. Lideri krijon raporte të barabarta, ti je sjellë si shef”. Nga ana tjetër, Bushati mësohet se ka kundërshtuar edhe shkarkimin e drejtorëve në Shkodër, një pjesë e të cilëve duket se janë personazhe pranë tij. Ndërkaq, në Partinë Socialiste flitet se Bushati po përgatit terrenin për t’u vetëlarguar nga PS. Nuk dihet ende nëse ish-ministri do t’i bashkohet një projekti të ri politik.

Bushati jashtë mbledhjes

Debatet në Kryesinë e Partisë Socialiste janë reflektuar edhe në deklaratat e artikuluara nga Ditmir Bushati pas mbledhjes. Bushati foli për rikthimin në PS të njerëzve me të kaluar të dyshimtë. “Jam krejt i bindur edhe nga kontaktet që kam pasur me njerëz të zakonshëm, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta trajtuar këtë fenomen dhe për ta shfarosur këtë fenomen. PS është partia e intelektit dhe ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, kur njerëz kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtuan, u përshëndetën nga SHBA. Fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrës dhe sot na duhet të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve”, tha Bushati.

Kundër Ramës për shkarkimin e drejtorëve në Shkodër

Bushati deklaroi se ai i ka dërguar një letër kryesisë së PS ku shprehet se shkarkimet masive nuk zgjidhin situatën e krijuar, duke u pozicionuar kështu kundër kryeministrit Edi Rama. “Unë i kamë bërë një letër kryesisë së PS për shqetësimet që kanë ngritur atje. E vërteta është se që me delegimin tim në 2016 unë kam pasur disa fenomene për t’i trajtuar, sepse tek e fundit jemi një familje politike dhe është e hijshme që të trajtohen brenda forumeve. Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes për një fenomen që duhet ta trajtojmë në mënyrën me agresive të mundshme. Kjo nuk është një çështje që mund të trajtohet në mënyrë ligjore apo procedurale, as me zhvendosje vëmendje për shkarkime në masë të njerëzve që s’kanë lidhje dhe asnjë fajësi me situatën e krijuar”, tha ai.

Kërkesa për reformë

Bushati tha se duhet një reformë e thellë brenda partive politike. “Mendoj që kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike sepse në fund të ditës na takon ne si politikan, sepse s’jemi gjyqtarë që të japim vendime për të shkuarën e një personi të caktuar, por kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe për të trajtuar rrënjët e këtij fenomeni, dhe jo për të menaxhuar pasojat. Rrënjët e këtij fenomeni mendoj se kanë nevojë për një reformë politike brenda partive politike, që të sjellë një kulturë të re politike, ku PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit dhe pse jo partia e komuniteteve. Në rast se përgjegjësia për të kaluarën e secilit është një përgjegjësi individuale dhe ligjore, ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politikë, të themi na falni edhe për raste në fjalë dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dibra: 30/08/2019 07:57

    Lum Si ju mer shkodran. Tani Leo Oni bitten njeri tjetrit gje tjera sju ka met

    Përgjigju
  • redi: 29/08/2019 20:37

    ops une nuk ifendova mer legen dhe l.. mbaji per vete ti kam fal

    Përgjigju
  • Arben: 29/08/2019 16:25

    Ditmiri i panjohur dhe pa asnje merite ne shoqeri e punet e shtetit veç arsimit e kultures qytetare, Rama e beri minister. Fatkeqesisht vijon ne shqiperi si gjithe ushtaret e partise kur jane ne pushtet bejne si shefa, e sa shkarkohen fillojne e ankohen. Ketu edhe mund te kene te drejte. Sepse ne vendin tone ne poste ministri nuk duhet te jesh maksimumi 2 vjet e kryetar bashkie maksimumi 4 vjet. Perndryshe kryeministri do te kete disa opozita perveç asaj legale. Per nje shqiperi te bukur e terheqese çeshtja e prones dhe e planit te ndertimeve duhet te jete ligj kushtetues (siç ka qene vija e verdhe) e jo me ligje te thjeshta elektorale apo ne dore te komunave e bashkive qe drejtohen nga hora se kryeraret legjitim per arsye pushteti dihet se kane qene te kapur.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 29/08/2019 12:46

    More nje gje te thjesht tu tregoj Rama shkodraneve se ende nuk e dim....kush e drejton bashkine e Shkodres,Voltana molotovi qe na e la dhurat vet Rama apo dikush tjeter se ne shikojm cdo dite ne mediat lokale kronika me Voltaren kryebashkiake.

    Përgjigju
  • redi: 29/08/2019 12:35

    PS eshte partia me demokratike ne Shqiperi megjithe gjendjen jo te mire sot .Ajo eshte parti e debatit dhe evolucionut te panderorere ,por qe te arri ashtu si simotrat e saj socialdemokrate duhet mbi te gjitha te jene drejtuesit e saj me afer problemeve te shtresave te ndryshme shoqerire.Rama beri mire qe kritikoj dhe zevendsij Bushatin por dhe vet duhet te heqi dore nga autoritariteti ne oarti.Asnje lder deri sot ne PS nuk mbahet mend se vepruan sic dshen duke zevendesyar kolegjialitetin me asamblene e PS.Ndryshoni ligjin elektiral dhe deputetet te vothen direkt nga populli dhe jo te hene vasal te lderit te tyre nepermjet listave.PS duhet te jete ne demokratike dhe te degjohet zeri i bazes per drejtuesit vendir.Kur nje oarti drejtohet nga klane e humb misionin e saj historik dhe kthehet. pabesueshme..Uroj qe ngjarjet e fundit me Pjetrin e te there te jene mesim per te zgjedhur njerezit e afte dhe te ndershem qe sicialisteve nuk i mungojne.Transoarenca para popullit te jep autoritet ,besueshmeri dhe triumfues

    Përgjigju
    • ops: 29/08/2019 12:57

      ik o loqe , ps eshte kthyer si pd dikur parti e krimineleve

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit