Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar sot ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.
Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës .
Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.