Sot fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, datat kur mund t'i tërhiqni! Rradhë qytetarësh në Shkodër

21 Dhjetor 2020, 11:45

Duke filluar nga dita e sotme (21 dhjetor) do të nisë shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit.

Kjo shpërndarje do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga data 21 dhjetor deri më datë 31.

Kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, ka treguar procedurat se si do të bëhet shpërndarja e këtij bonusi si dhe datat e ndara sipas kategorive. Ai ka bërë një kategorizim të pensionistëve në bazë të datave që ata tërheqin pensionin e tyre. Këto shpërblime i ka bërë të ditura kryeministri Edi Rama.

Nga ky bonus, Hado ka thënë më herët në studion e Report Tv, se do të përfitojnë 677 mije qytetarë dhe është akorduar një fond prej 34 milion dollarësh. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në  kohë COVID-i. 

Shpërndarja e shpërblimeve për pensionistet ka nisur në Shkodër dhe kjo ka sjellë rradhë pranë ambienteve të postës. Qytetarët shprehen se po presin në rradhë me orë, por nga ana tjetër tregojnë edhe frikën nga situata e pandemisë.

Postimi i plotë në Facebook:

Grafiku i shpërndarjes së shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit 2020

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;

• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;

• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;

• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

• në datat 29 - 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;

• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.