Sot gjyqi i Mediut, gjykata vendos nëse Shkëlzen Berisha do thirret dëshmitar! Familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Diverolit dhe Packouz

3 Tetor 2023, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2023-10-03 18:31:58

GJKKO vendos sot se cilët dëshmitarë do të dëgjohen në gjyqin për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në punishten e Gërdecit. Shpërthimi i saj më 15 mars 2008 shkaktoi 26 të vrarë e qindra të plagosur.