Sot hapet plotësisht Unaza e Madhe, në lotin 6 shpejtësia e lejuar deri në 140 km/h

30 Dhjetor 2024, 08:41

Unaza e Madhe e Tiranës me një gjatësi totale 28.7 kilometra, pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë. Në lotin 6, duke qenë se konsiderohet autostradë e kategorisë A, shpejtësia makimale do të lejohet deri në 140 km/h.