Sot interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime

9 Prill, 10:03 | Përditesimi: 9 Prill, 10:03

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shkuar kësaj radhe në seancë plenare me qese me perime me vete. Me kërkesë të tij, sot do të zhvillohet një interpelancë me ministrin e Bujqësisë Andis Salla për fermerët dhe situatën e prodhimit, përpunimit, tregtimit të qumështit në vend.

I.M/Shqiptarja.com