U kërkua nga SPAK, GJKKO vendos: 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për Adriatik Llallën! Zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar

20 Maj 2021, 10:47 | Përditesimi: 20 Maj 2021, 16:32

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ish-Kryeprokurorit i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit.

b.ha./Shqiptarja.com