Sot konstituohet këshilli bashkiak në Himarë, Fredi Beleri shkruan letër nga burgu: Më penguan të marr detyrën si kryetar se jam pjesëtar i minoritetit grek

27 Qershor 2023, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2023-06-27 16:45:15

Sot në orën 11 pritet që të konstituohet këshilli bashkiak i në bashkinë e Himarës. Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk do të betohet si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit. I ndodhur pas hekurave për blerje votash, Fredi Beleri ka zgjedhur që ditën e sotme t’u dërgojë një letër përshëndetëse anëtarëve të Këshillit të bashkisë së Himarës si dhe qytetarëve